Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu: Mungon debati i përgjithshëm në strukturat e LDK-së

Duke folur rreth zhvillimeve në LDK, ish kryetari i kësaj partie,  Fatrmir Sejdiu ka thënë se mungon debati i përgjithshëm në strukturat e partisë, meqë një pjesë e madhe e LDK-së po qëndron e  heshtur krahas këtyre proceseve për ta dhënë mendimin e vet. “Ajo pjesë është militante e LDK-së, por që as nuk mund të qëndroj e qetë. I pyetur për ambiciet e tija për të qenë në krye të LDK-së, Sejdiu tha se nëse LDK-ja e kërkon ai është i gatshëm, ndonëse aktualisht është kryetar nderi i kësaj partie dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Ai ka bërë me dije se me Isa Mustafën nuk ka gjetur gjuhë bashkëpunimi. “Më të jam takuar për herë të fundit në vitin 2013, ku kam shfaqur mendimin tim, por nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. LDK-ja mbetet një shtëpi e madhe pasi që shumë njerëz kanë lidhje shpirtërore me LDK-në, sikurse unë që s’mund të heqë dorë nga diçka që jam pjesë nga themelimi i saj”, ka thënë Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …