leoni

Fatmir Sejdiu thotë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë

Fatmir Sejdiu: Pavarësia ishte përmbushja e një ëndrre dhe e një amaneti të gjeneratave të shumta që janë sakrifikuar për Kosovën

Ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për Dojçe Vele  foli për periudhën e shpalljes së pavarësisë, pakon e Marti Ahtisarit, zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Ai tha se kur njeriu mendon për këtë periudhë kohore, nuk mund të mos jetë pa emocione, sepse kemi qenë pjesë e një gjenerate, të cilët kemi përjetuar aktin më të rëndësishëm historik që ka ndodhur, shpallja e pavarësisë së Kosovës. Pra thjesht është përmbushja e një ëndrre dhe përmbushja e një amaneti të gjeneratave të shumta që janë sakrifikuar për Kosovën. E dyta është ajo që ne e dëshirojmë paralelisht ta ndërtojmë një shtet të gjithë qytetarëve, një shtet që përmbush ëndrrat edhe të të gjallëve, në kuptimin e ecjes, zhvillimit, integrimit dhe qëndrueshmërisë së tij si nga aspekti politik, si nga aspekti ekonomik dhe që mbetet borxh i elitave politike, të cilat kanë kapërcyer nëpër procese zgjedhore që ta përmbushin në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme. Sigurisht që ka lëvizje të mira, janë ato të etapës së parë të pas shpalljes së pavarësisë në dy-tre vjet tepër intensive të përmbushjes që kemi pasur karshi projektit të Marti Ahtisarit, jo vetëm në pjesën e legjislacionit, por edhe në veprime të tjera edhe politike edhe të relacioneve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …