Fatmir Sopi: Nëse një serb ka pasur arsye të vdes, për ta mbajtur në pushtim Kosovën, ne i kemi pasur 100 arsye të luftojmë për çlirim

Fatmir Sopi: Nëse një serb ka pasur arsye të vdes, për ta mbajtur Kosovën në pushtim, ne i kemi pasur 100 arsye të luftojmë për çlirim

Dje në Gjykatën Speciale në Hagë, Avokati i Salih Mustafës e ka pyetur dëshmitarin, Fatmir Sopi  rreth një interviste të cilën ai  e kishte thënë më herët për Zyrën e Prokurorisë, ku citohet e dhëna se mund ta ushtronte të drejtën e tij të mos u përgjigjur në pyetjet para trupit gjykues. Fatmir Sopi ka thënë me këtë rast se përgjegjësit kryesorë për krimet në Kosovë nuk kanë dalë para drejtësisë. Është pikërisht ajo periudhë  që na ngjallë emocionale të jashtëzakonshme  kur na kujtohen vuajtjet e popullit tonë ndër shekuj, kur na kujtohen vuajtjet e popullit tonë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur kemi parë masakra dhe askush nuk është marrë për ta çuar deri në fund zbardhjen e krimeve të luftës, pasi përgjegjësit kryesorë të cilët kanë bërë krime në Kosovë nuk kanë dalë para drejtësisë. Prandaj si gjendje emocionale dhe në shenjë revolte kam dashur që mos të u përgjigjem fare pyetjeve dhe vetëm kjo ka qenë arsyeja. Fatmir Sopi ka thënë se forcat serbe kanë sulmuar civilët shqiptarë, në mesin e tyre, fëmijë, gra e pleq që ishin të strehuar në rajonin e Gollakut. UÇK-ja  ka luftuar për çlirimin e vendit.  Nëse një ushtar serb ka pasur një arsye që të vdes në Kosovë, ne ushtarët e UÇK-së i kemi pasur 100 arsye,  sepse ata kanë udhëhequr një luftë për të mbajtur Kosovën në pushtim ndërsa forcat tona janë angazhuar  e kanë luftëtar për çlirimin e vendit.  Fatmir Sopi është dëshmitari i 11 i cili po dëgjohet në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, ndërsa  seanca po zhvillohet e hapur për publikun, pasi ai është dëshmitar i parë i mbrojtjes, me identitet publik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …