Lexova se në Bujanoc qenka protestuar me moton “për identitet dhe dinjitet”!
Më pëlqeu, ndonëse e vonuar…! Moto me kuptim të thellë me përmbajtje historike, sociologjike, antropologjike, politike….për atë Krahinë Shqiptare!
Pra, thirrje e qëlluar…: “për identitet dhe dinjitet”!
Në komunën shqiptare të Preshevës, nuk pati protesta për: ” identitet dhe dinjitet”! Me gjasëmë, shqiptarët e kësaj komune po jetojnë në delirë të dinjitetshëm dhe identitarë!
E çuditshme që të dy këto komuna të asaj Krahine Shqiptare, jetojnë nën represion shtetëror serb!
Si të tilla, pesë dekada kanë jetuar nën represion sistematik të Jugosllavisë -Serbis, nën aplikimin e politikave shtetërore të karakterit etnocidar, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore;
Dy dekada e gjysmë, dhe me shtëngimin dhe më tejë të shtuar, të kësaj politike, nga regjimi serb dhe pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e njejta zbatueshmëri politike shtetërore serbe kundrejtë shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Organizatorët e kësaj “proteste”, paskan pas bërë thirrje me moton: ” për identitet dhe dinjitet”!
E bukur, e pëlqyeshme, e respektuar, kjo moto!
Shkarazi lexova se organizatorët qenkan drejtues të disa subjekteve politike të atyre viseve shqiptare…
Qenkan, kryetarë subjekteve politike, që kanë drejtuar atë komunë që të gjithë, pa përjashtim, së paku me nga një mandat qeverisës, apo dhe më tej;
Qenka dhe një deputet i asaj komune me mandat në Parlamentin e Serbisë, paçka që ka qenë nja dy mandate kryetar i kësaj komune;
Drejtues të Këshillit Nacional të asaj Krahine Shqiptare…,
madje, në këtë protestë, mori pjesë dhe një kryetar komune, që për ta qeverisur mandatin e tij, mori shumicën me përkrahjen e shumicës së subjekteve politike serbe.
Në fund të fundit, çështje e tij dhe e subjektit të tij politik është se me kë e bën shumicën e qeverisjes. I’a lejojnë ligjet e Serbisë për qeverisje lokale. Të tilla ligje i kanë përkrahur, votuar vet këto subjekte politike “shqiptare”, të asaj Krahine.
I kthehemi motos së kësaj “proteste”!
“Protestojmë për identitet dhe dinjitet”!
Organizatorët e kësaj proteste, a e kuptojnë se çfarë është identiteti dhe çfarë është dinjiteti?
A janë ata të dinjitetshëm si organizatorë? A njihen në ndonjë rast për qëndrime dinjitoze-dinjitetshme, për ndonjë vepër, punë ose diçka të tillë?!
A janë vënë ndonjëher në shërbim të identitetit dhe dinjitetit kombëtar?
Duke i njohur nga afër, nuk i shquaj si të tillë.
Kauzat e dinjitetshme kërkojnë njerëz, të cilët përfaqësojnë integritet, përgjegjësi dhe moral të lartë.
Ndërsa të padinjitetshmit, kur presupozojnë se po drejtojnë “kauza”, nuk mund të kenë parime të qëndrueshme.
Ata veprojnë në mënyrë të pamoralshme, sepse synojnë që kauzat e finjitetshme të i shëndrtojnë të padinjitetshme!
Ata, zakonisht veprojnë të e dëmtojnë besimin e njerëzve dhe ta kompromentojnë qëllimet e larta të kauzës, me karakter lirie dhe çlirimi
Për të ruajtur besimin dhe për të përparuar një kauzë të drejtë, është e nevojshme që të studjohen karakteret e atyre që thirren në identitet dhe në dinjitet.
Si gjithnjë, në kuadër të këssj “proteste”, nuk pashë ndonjë personalitet të dinjiyetshëm.
Ajo që më ra në sy, pash drejtues të subjekteve politike që nuk kanë as integritet dhe as moral të fortë dhe të dinjitetshëm për të i avancuar të drejtat historike të Krahinës Shqiptare të Kosovës Lindore.
Të padinjitetshmit nuk arrijnë të ndërtojnë kauza të dinjitetshme!