Lindi drita në mëngjeze…
Hëna tha: të fle pak unë,
Dielli …..lëshonte rreze ,…
Qiejt ….ësht’ shkelqimi ynë!
Nëpër hone dashurish ,
kish ngritur folenë nje zanë,
Prindrit e gostitën jetën ,
Genet …..,dhuratë ja dhanë!
Nur o nur i mirësisë,
Gjerdan të varur cdo vlerë,
Gjak nga gjak’i tyre pate,
“Mëmëzonjat “në cdo derë!
Golëmi uror ,stërrall,….
Me të ndezur mënçuritë…
bijat marrë genin me vehte,
përmbi maja shkrepnin dritë!
Çele dritë …..nderove troje ,
Moj e ëmla përmbi hoje,
Qumështi që të dha nëna ,
Nje Dibrane …..trojet tona!
E mëncur …..sa përmbi shkronja,
Fshehur dituria thellë,
E kujt do ti shkonte mëndja ,
Lind …..Bilali dhe njëherë!(Doktorr
Bilal Golemi)
Lindi …. përmbi Hënë lindi,
Linde ……..Rushen bukuria ,
Qerpiku qe s’kishte gjumë,
Me të zgjuar ….dashuria!
Bisturia si në ëndrra …
Lot e dhimbje për çdo jetë…
N’ato pellgje dashurie,/……
Rusheni qe Zoti vet!
Kalëruar përmbi dhimbje,
Në zemrat që kish veç gjak,
Ishe deti …..oqeani ,
Shqipëria ……pati fat!
Moj e thjeshta përmbi dije,
Margarit ‘ rritur në hije,….
Nata të zinte mbi varka ,
Dita …..mbi rrugë të gjata ……,
I mungon vëndit një zonjë,
Nga ato që ndriste sharmi,
Dhe kur ylli rrezatonte ,….thosh :
Dil Rushen … se s’jam i pari!
Kemi mall …..mjelm’e liqenit
Në bregun ku more jetë,
Moj sorkadhja përmbi male
Mbirë lisa në cdo brez!
S’keni ikur , aty jeni,…..
Roje qiejsh permbi troje …..
syri bukur i pagjume,……/…
Rusheni bij’e Golëme!
Fatmira Milori
Pensilvani 22/8/2018