leoni

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga Lëvizja Vetëvendosj, Fatmire Kollçaku ka konsideruar se raporti i progresit, i publikuar para dy ditësh paraqet raportin më në disfavor për shtetin e Kosovës. “Është ndër raportet më të disfavorshme deri tani

Fatmire Kollçaku: Nuk ka fare gjasa që të ndodhë liberalizimi vizave gjatë këtij viti

Anëtarja  e Komisionit për Integrime Evropiane nga Lëvizja Vetëvendosje,  Fatmire Kollçaku ka konsideruar se raporti i progresit, i publikuar para dy ditësh paraqet raportin më në disfavor për shtetin e Kosovës. “Është ndër raportet më të disfavorshme deri tani për Republikën e Kosovës, në veçanti nëse e lidhim me kushtin e mbetur për liberalizimin e vizave. U tha edhe dje në interpretimin e raportit nga Apostolova që tanimë krimi dhe korrupsioni janë endemikë në Kosovë. Kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese. Gjatë bisedës më tej, Kollçaku është shprehur e vendosur se këtë vit nuk do të ketë liberalizim për Kosovën, pasi që nuk po luftohen sa duhet krimi i organizuar e korrupsioni. Nuk ka fare gjasa që të ndodhë liberalizimi, në këtë vit,  ka saktësuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …