Avokati Faton Fetahu ka theksuar se opozita është e liruar nga detyrimi për të votuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të propozuar nga grupi më i madh parlamentar, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Fetahut, bllokimi i konstituimit të Kuvendit dhe themelimi i institucioneve është përgjegjësi e ekskluzivë e LVV-së dhe koalicionit të saj. Përkundër pretendimeve të LVV-së, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 nuk e justifikon kërkesën e tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dallimet midis situatës aktuale dhe rastit të VLAN-it, duke theksuar se në këtë rast, asnjë grup parlamentar opozitar nuk e ka kontestuar të drejtën e LVV-së për të propozuar kandidatin, por, sipas tij, nuk ekziston detyrim që ata të votojnë për të. Aktgjykimi i Kushtetueses nuk përcakton ndonjë obligim për opozitën për të votuar për kandidatët e propozuar dhe theksoi se dështimi i LVV-së për të arritur shumicën e nevojshme nuk mund të kthehet në një mekanizëm bllokues për themelimin e institucioneve të reja. Aktualisht ka dy mundësi për zgjidhjen e krizës: kompromisin politik ose vendimin e Kuvendit për të zgjedhur një kryetar nga partitë opozitare, çka mund të çojë në një vlerësim të situatës nga Gjykata Kushtetuese.
