Faton Klinaku

Faton Klinaku: Aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë në bazë të ligjit dhe ai ligj aktualisht është në fuqi

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, ka thënë se aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë në bazë të ligjit. Kjo ligjërisht nënkupton se derisa të bëhet ligji i ri, vlen ligji i vjetër. Andaj duhet të rritet paga minimale dhe krahas saj veteranët të gëzojnë edhe beneficionet që lidhen me këtë ligj. “Meqë zëdhënësi i Qeverisë paska treguar në media se çfarë kanë sjellë te ne si propozime nga kryeministri Kurti, po e theksoj këtë: Aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë mbi bazë të ligjit. Për çdo shkelje të ligjit janë organet kompetente, dhe pas thirrjeve tona, ka filluar proces gjyqësor dhe lënda është në gjykatë”. Ligj i ri për vlerësim e verifikim, përveç dosjeve që janë në prokurori e nuk ka se si bëhet, është edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor. Por, pasi ta shqyrtojmë, gjithsesi do t’i kthejmë përgjigje me shkrim ka shkruar Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …