Sekretari dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se deklarata e tij ku përmendi vrasjen e Albin Kurtit është më shumë hipotetike sesa që ka mundësi të ndodhë ndonjëherë. Duhet të flasim pak më ndryshe, sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar, gjë që më vjen keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetik, sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së. Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve. Nuk bëhet fjalë se do të ndodhë ndonjë vrasje apo kurrfarë kërcënimi. Nuk bëhet fjalë që unë ta lëshoj Kosovën. Deklarata të tilla kamë përmendur edhe ndaj Ramushit, Hashimit, Avni Klinakut e të tjerëve. Edhe në raport me vetën unë do të zgjidhja Kosovën, ka saktësuar, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …