Dje dhe pardje, Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin, në Hagë. Ai i ka vizituar edhe ish-kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Faton Klinaku ka deklaruar se të gjithë po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala, ka shkruar Faton Klinaku.

Faton Klinaku: Deklarata ime për Kurtin nuk është skandaloze, por është ajo e Mimoza Kusarit që kërkon marrëveshje me kriminelë

Një deklaratë hipotetike e sekretarit  të OVL-UÇK-së,  Faton Klinaku, aktualisht edhe ushtrues detyre i kësaj organizate, i cili ka shkruar se  “më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”,  ka ngjallur shumë reagime nga militantët e Vetëvendosjes tij, të cilët madje kërkojnë që ai të arrestohet.

Për mua nuk është skandal se mes Kosovës, Albinit, Hashimit edhe Ramushit unë e zgjedh Kosovën”, tha Klinaku, i cili shtoi se nëse duhet arrestuar dikush është deputetja e kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila ka kërkuar marrëveshje kundër veteranëve të UÇK-së  me një kriminel si Millan Radojqiq.  Në mesin e atyre që kanë reaguar dhe që janë të njohur për qëndrimet kundër UÇK-së është zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Avni Zogiani.  Ai ka  shkruar  se 20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfar kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky! Kjo deklaratë me apo pa qëllim, Shtetin e Kosovës e quan, “qen”, mbase edhe pa dashje, por është fakt që nxjerrë në sipërfaqe mungesën e kulturës gjuhësore,  kur në dy fjali bën gjashtë gabime gjuhësore e një gabim trashanik duke ngatërruar emrin “qen-i” me vetën e tretë shumës të aoristit, “qenë”, ata ose ato qenë… takuar, biseduar etj. Në këtë rast mungesa e presës, lë mundësi kuptimi hipotetik. Ajo që bie në sy më së shumti  te reaguesit e tillë është gjuha e përdalë, mosnjohja apo injorimi e përçmimi i gjuhës letrare. Kjo tregon nivelin krejt të dobët e dijes e arsimimit. Se për çka janë të përdorshëm ku soj i njerëzve, këtë e ka thënë disa vite më parë vetë Albin Kurti. Ata janë njërës për një për një përdorim, për një votë, pastaj hidhen në kazanin e mbetjeve. Të tillët, dalin nganjëherë nga Kazani ku janë vetë dhe atë fjalë  e përdorin për mediet, sikur bërë deputeti  i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, por ashtu duke treguar një nivel të shprehur të paditurisë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas nënshkrimit të …