Faton Klinaku

Faton Klinaku: Deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së

Sot Kuvendi i Kosovës gjegjësisht deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ky ligj parasheh që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit, Ministria e Financave do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual. Pra veteranëve nuk u garantohet rritja e pensionit, siç do të rritet paga minimale nga 170 në 264 euro. Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku, ndër të tjera ka shkruar: “Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …