Faton Klinaku

Faton Klinaku dhe Tomë Gashi do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale, në Hagë, në cilësi të dëshmitarëve të mbrojtjes

Faton Klinaku dhe Tomë Gashi do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale. Përfaqësuesi i  OVL UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokati i organizatës, Tomë Gashi, kanë konfirmuar do të jenë dëshmitarë në Gjykatën Speciale. Klinaku dhe Gashi do të dëshmojnë në favor të palës mbrojtëse. “Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, ka saktësuar Fatin  Klinaku me këtë rast. Lajmin  e ka  konfirmuar edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin e Nasim  Haradinajt. Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, nuk kemi si të paraqitemi ndryshe, saktësoi Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …