Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se disa dëshmitarë shqiptarë janë marrë në pyetje në Nish të Serbisë. Klinaku ka akuzuar vazhdimisht Gjykatën Speciale për ndikim të dukshëm nga Beogradi. Ne i kemi parë letrat, ata s’mund të më dënojnë pse kam lexuar. E di ku i kanë marrë në pyetje, qoftë gjatë luftës, qoftë pas lufte. Edhe pas lufte kanë marrë njerëz në Beograd, e në Nish. Një person që merret në pyetje në Nish dhe që është shqiptar me përkatësi kombëtare, është e mundur që në Serbi të dëshmojë nga frika ka konstatuar, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …