Faton Klinaku

Faton Klinaku është intervistuar sot nga Policia e Kosovës për deklaratën hipotetike lidhur me kryeministrin, Albin Kurti

Një deklaratë hipotetike e sekretarit  të OVL-UÇK-së,  Faton Klinaku, aktualisht edhe ushtrues detyre i kësaj organizate, i cili ka shkruar se  “më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”,  ka ngjallur shumë reagime nga militantët e Vetëvendosjes tij, të cilët madje kërkojnë që ai të arrestohet. Për mua nuk është skandal se mes Kosovës, Albinit, Hashimit edhe Ramushit unë e zgjedh Kosovën”, tha Klinaku, i cili shtoi se nëse duhet arrestuar dikush është deputetja e kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila ka kërkuar marrëveshje,  kundër veteranëve të UÇK-së  me një kriminel si Millan Radojqiq. Përveç reagimeve, sulmeve e gjuhës së ndotur të militantëve të Vetëvendosjes, kundër kësaj deklarate hipotetike, kanë reaguar edhe dy zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, Avni Zogiani e Enver Dugolli, madje duke kërkuar edhe arrestimin e tij. Deklarata e Faton Klinakut, e thënë në mënyrë hipotetike, nuk përbën asnjë skandal, por  është vetëm shprehje e një mendimi, në një rast dhe rrethanë të caktuar. Fushata e tillë revanshiste vetëvendosistëve  e ka hallin te dështimi ditë e më keq i Qeverisë-Kurti, në të gjitha segmentet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …