Faton Klinaku

Faton Klinaku: Gjykata Speciale po bën lojëra ndaj udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Ushtruesi i detyrës i kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kjo organizatë nuk ka bërë përpjekje ta minojë punën e Gjykatës Speciale, ashtu siç thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, por vetëm ka kërkuar që Dhomat e Specializuara të Kosovës të bëhen të ligjshme dhe të ndjekin të gjitha krimet e kryera gjatë luftës se fundit në Kosovë. Sipas raportit të paraqitur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, ish-kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe OVL e UÇK-së kanë bërë përpjekje që ta minojnë mandatin e Gjykatës Speciale. Klinaku tha se Prokuroria Speciale po bën lojëra ndaj udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, duke e stërzgjatur procesin gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …