Klinaku

Faton Klinaku: Qeveria e Kosovës ka tri mundësi për trajtimin e çështjes së veteranëve

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, thënë se Qeveria e Kosovës ka tri mundësi për trajtimin e çështjes së veteranëve. Organizatat e veteranëve kanë mbajtur disa protesta kundër vendimit të Qeverisë pas mospërfshirjes së tyre në rritjen e pagës minimale. Tani Klinaku ka thënë se këto janë zgjidhjet që ata propozojnë rreth kësaj teme.

Qeveria e Kosovës i ka këto mundësi:

1. Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që lidhet me pagën minimale në Kosovë, me anë të të cilit me vite të tëra janë diskriminuar me mijëra veteranë që punojnë duke mos përfituar asnjë cent, e ta luftojë sa më shumë ekonominë informale;

2. Ta bëjë kategorizimin, (nëse mund t’i merr dosjet nga prokuroria për shkak se lënda është në gjykatë), ku pasi do të përfundonte ai kategorizim do të futej ligji tjetër në fuqi, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë;

3. Të iniciojë (së bashku me ne) ligj të ri, që i heq kufizimet e të kenë të drejtën të gjithë veteranët që të punojnë dhe përfitojnë, dhe me këtë luftohet komplet ekonomia informale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …