Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi. Klinaku në një postim tp tij lidhur me këtë rast ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj. ata duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse regjimi serb i Beogradit po dërgon emra duke në Interpol dhe Europol, ka porositur, Faton Klinaku.
