Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj zotimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pensioneve për 20 për qind nga janari i 2025 për kategoritë e luftës. Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit në këtë kohë po bëhet për të blerë vota në fund të mandatit. E para, ky këto veprime i bën veç sa me i ble do vota, kur dihet se është në fund të mandatit. E dyta, pensionistëve ua rriti qysh prej këtij muaji, ndërsa për kategoritë e luftës nga janari i vitit tjetër. Kjo dëshmon edhe njëherë se ky ka qenë dhe është gjithmonë kundër veteranëve”, ka thënë Kategoritë e dala nga lufta nuk duhet të mashtrohen nga kjo rritje 20 për qind, por atë duhet ndëshkuar me votë më 9 shkurt. Nëse nga 1 janari jetësohet premtimi i Qeverisë, atëherë i bie që pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 34 euro më shumë”, ka përfunduar Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …