Faton Klinaku

Faton Klinaku, ka reaguar me rastin e arrestimit të luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj, sipas kërkesës së Gjykatës Speciale

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, u arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”. “Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike.”- ka shkruar Klinaku. Goxhaj është arrestuar nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur ka  kërkuar  arrestimin dhe dorëzimin e tij në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …