Anëtari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi në ekranin gjigant që është vendosur në sheshin e Prishtinës, nën logon “Liria ka emër” janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, por sipas tij jo edhe të Sali Mustafës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucatit. Klinaku, tha se liria ka emër, por jo emra të përveçëm. “Kjo fushatë, do të duhej që të fillonte me të akuzuarin e parë komandantin Sali Mustafa – Cali, i cili nuk e ka votuar këtë gjykatë, por gjatë fjalimit të tij kërkoj që t’i zgjerohen kompetencat me qëllim që të ndjek krimet, masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë nga serbët dhe Serbia pushtuese”, ka shkruar Klinaku. Më tej Klinaku theksoi se fushata duhej të vazhdonte me Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, e pastaj të përfundonte me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin.
