Faton Klinaku

Faton Klinaku: Me Qeverinë Kurti e kemi shkëputur komunikimin, tani jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Sekretari dhe përfaqësuesi aktual i të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se me qeverinë Kurti i kanë shkëputur gjërat, ndërsa tani janë në pritej të Gjykatës  Kushtetuese. Ai ka bërë të ditur  se ka përfunduar dialogu i veteranëve me qeverinë, derisa të kthehet vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me pagën minimale. Gjërat kanë shkuar mbrapsht prej që ka ardhur qeveria aktuale në pushtet. Klinaku në lidhje me betejën e veteranëve me qeverinë për pagën minimale, ka theksuar se organizatat e dala nga lufta janë kategori ligjore dhe ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me ta nuk mund të ndryshohen pa u konsultuar paraprakisht. Sipas tij, kjo qeveri nuk e ka bërë kategorizimin e veteranëve dhe deri atëherë duhet të zbatohet ligji që ka qenë në fuqi për veteranët dhe sipas tij fajtore është qeveria aktuale në pushtet. Ne kemi protestuar vitin e kaluar. I kemi mbajtur dy protesta. Kemi pasur kontakte me qeverinë. Çështja është se prej vitit të kaluar kemi thënë se do të protestojmë, kur të mbahen seancat. Më pas e morëm një vendim që të pritet  verdikti i Gjykatës Kushtetuese. Kemi pasur takim me presidenten, ajo e di ku janë bërë shkeljet, ia kemi sqaruar. I kemi kërkuar që të mos dekretojë ligjin, meqenëse çështja ka kaluar në Gjykatë Kushtetuese, atëherë po e presim atë vendim”, ka nënvizuar, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …