Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se me qeverinë aktuale i kanë shkëputur gjërat. “Tani jemi në Kushtetuese”, tha ai. Klinaku ka deklaruar se ka përfunduar dialogu i veteranëve me qeverinë, derisa të kthehet vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me pagën minimale. Sipas tij, gjërat kanë shkuar mbrapsht prej që ka ardhur qeveria aktuale në pushtet. Ndër të tjera, Klinaku në lidhje me betejën e veteranëve me qeverinë për pagën minimale, ka theksuar se organizatat e dala nga lufta janë kategori ligjore dhe ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me ta nuk mund të ndryshohen pa u konsultuar paraprakisht.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …