Faton Klinaku nuk tregoi pse dje veteranët nuk ishin në protestë para aktivistëve të PSD-së, ose së bashku me ta

Faton Klinaku nuk tregoi pse dje veteranët nuk ishin në protestë para aktivistëve të PSD-së, ose së bashku me ta

Kryetari në detyrë i veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku nuk ka bërë të ditur pse nuk u ndie dhe nuk po ndihet fare zëri i veteranëve, të cilët dje e sot do të duhej  të ishin në protestë para aktivistëve të PSD-së ose së bashku me ta. me qëllim për ta kundërshtuar qëndrimin e paftuar të kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

 Konstatimi se ndërhyrja e policisë ishte e tepruar, lë për të kuptuar se kryetari i veteranëve pajtohet me ndërhyrjen e policisë, por jo me përgjakjen e protestuesve. Pacifikimi i kreut të veteranëve të UÇK-së, tregon më së miri se kjo organizatë  ka qenë dhe po mbetet nën ndikim të disa krerëve të politikës, përgjithësisht nën ndikimin e partive në pushtet. Si e tillë OVL e UÇK-së po mbetet vetëm një relikt i së kaluarës, një organizatë për manifestime e shënime të përvjetërove të UÇK-së dhe kurrsesi në mbrojtje të vlerave të luftës së saj, përderisa gjatë disa viteve nuk ka qenë në gjendje, të demonstrojë fuqishëm dhe fizikisht sulmeve dhe padrejtësive  që iu bëhen krerëve të luftës dhe përgjithësisht vlerave të UÇK-së. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …