Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar kundër Enver Petrovcit, i cili ka thënë se njerëzit e luftës i njohim falë luftës, sepse në të kundërtën do të ishin vetëm mësues e bodiguardë. Ai ka shkruar se pa luftën e UÇK-së dhe pa vendosshmërinë e Hashim Thaçit, Kosova nuk do të ishte as e lirë e as shtet i pavarur. Po të mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do të ishte Republikë, madje as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E, njerëzit si Enver Petrovci nuk do të mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që të përfitonin me rolet e ‘Gllumacit’ në një treg më të madh të quajtur, Jugosllavi. Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit”, ka shkruar Klinaku, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …