Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është dinjitoze. Ai në një postim të tij ka shkruar se disa servilë dhe përfitues të pushteteve, mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze. “Paraqitja e Nasim Haradinajt para trupit gjykues në Gjykatën Speciale po e tregon një realitet për ngjarjet në atë kohë edhe pse të gjithë e dinë mjaft mirë se ato zhvillime në selinë e OVL-UÇK-së kanë qenë transparente dhe çdo gjë ka qenë e filmuar, por kjo nuk u mjafton servilëve dhe përfitues të pushteteve, të cilët në mënyra të ndryshme po mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze, të faktuar e të argumentuar që po e bën Nasim Haradinaj duke e mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën, ka saktësuar Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …