leoni

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa pasi sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po provokohen. “I drejtohemi Policisë së Kosovës që të ndërmarr masa sepse nga dritaret e Kuvendit janë duke provokuar me gishta”, është shprehur Klinaku. Ai tutje tha se në bazë të informatave që kanë, pushteti do ta provokojë situatën, teksa i bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos kenë probleme me policinë. Ndërkohë është bërë e ditur se Kryetari i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës, ndërkaq deputetët e kësaj partie janë mbledhur para foltores dhe po pamundësojnë mbajtjen e seancës. Pas këtij intervenimi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën, duke i thirrur për konsultim në zyrën e vet shefat e grupeve parlamentare.

Faton Klinaku: Pushteti po na provokon për ta rënduar situatën, por ne nuk do që të kemi probleme me policinë

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa pasi sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po provokohen. “I drejtohemi Policisë së Kosovës që të ndërmarr masa sepse nga dritaret e Kuvendit janë duke provokuar me gishta”, është shprehur Klinaku. Ai tutje tha se në bazë të informatave që kanë, pushteti do ta provokojë situatën, teksa i bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos kenë probleme me policinë.  Ndërkohë është bërë e ditur se Kryetari i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës, ndërkaq deputetët e kësaj partie janë mbledhur para foltores dhe po pamundësojnë mbajtjen e seancës. Pas këtij intervenimi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën, duke i thirrur për konsultim në zyrën e vet shefat e grupeve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …