Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, në tryezën e AAK-së tha tha janë ndërruar disa qeveri që nga pas lufta, por nuk është bërë sa duhet për kategoritë e luftës. Ai potencoi se paga prej 170 eurove, me inflacionin në Kosovë vlen sikur të ishin 70 euro. Klinaku tha se nuk kanë arritur të kenë asnjë bashkëpunim me qeverinë Kurti sa i përket kërkesave të kategorive të lirisë. Ai theksoi se qeveria Kurti me këto veprime e bënë të qartë se është kundër luftës çlirimtare dhe vlerave të saj. Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se kërkesat e tyre nuk merren seriozisht as nga deputetët. Ai përmendi faktin se u kanë bërë thirrje deputetëve që veteranët mos të trajtohen me ligj të veçantë por njëjtë si kategoritë e tjera. Në këtë tryezë u diskutua se këto kategori nuk janë të privilegjuara ashtu siç e meritojnë, porse janë të sakatuara, duke u mohuar të drejtat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …