Faton Klinaku reagon ashpër ndaj përdhosjes çoroditëse të emblemës së UÇK-së, në Ministrinë e Drejtësisë

Faton Klinaku reagon ashpër ndaj përdhosjes çoroditëse të emblemës së UÇK-së, në Ministrinë e Drejtësisë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar publikisht ndaj një shëmtie çoroditëse, me ç’ rast  emblema e UÇK-së është vendosur në një tualet brenda Ministrisë së Drejtësisë. Në deklaratën e tij, ai e cilësoi këtë veprim si një akt të papranueshëm, duke theksuar se këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Të ndodh kjo në Ministrinë e Drejtësisë, e sidomos te kabineti i Ministres, është shumë skandaloze. Ai kërkoi që Ministrja të marrë masa konkrete, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen e rastit. Faton Klinaku gjithashtu, shtoi se në rast të mosveprimit, Ministrja duhet të ofrojë dorëheqjen për paaftësi në menaxhimin e situatave të tilla. Ky rast ka ngjallur reagime të forta në publik dhe mes komunitetit të veteranëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së simboleve kombëtare dhe respektit për trashëgiminë e luftës çlirimtare.

Kjo çoroditje dhe urrejtje morbide kundër UÇK-së, jo rastësisht ndodh në 26-vjetorin e rënies së komandantit, Mujë Krasniqi, me 42 dëshmorë në  relacionin “Likenet e Hasit-Gorozhup”. Ja cili është ‘nderi’ që iu bëhet dëshmorëve të komit e atdheut nga qeveria-Kurti-emblema e UÇK-së është vendosur në një wc brenda Ministrisë së Drejtësisë. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim liderin e …