Dje dhe pardje, Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin, në Hagë. Ai i ka vizituar edhe ish-kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Faton Klinaku ka deklaruar se të gjithë po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala, ka shkruar Faton Klinaku.

Faton Klinaku: Shqiptarët që jetojnë në Amerikë duhet të mos e dëgjojnë Kurtin, por ta shohin vetëm interesin e tyre

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka theksuar se një politikan i Kosovës që merr anë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bën  ka për qëllime personale’.  Shqiptarët që jetojnë atje duhet që të mos e dëgjojnë atë, por ta shohin vetëm interesin e tyre”, ka shkruar Klinaku. Kryeministri Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, i cili ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …