Faton Klinaku

Faton Klinaku: Shteti i Kosovës do të duhej të ofronte se pari garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka komentuar raportimet se kryetari kroat ka ofruar garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Ai ka thënë se këtë veprim do të duhej ta bënte fillimisht shteti i Kosovës së bashku me organet e sigurisë që ata të mbrohen në liri deri në gjykimin e tyre. Tutje, ai ka folur edhe për mundësinë e protestave nga OVL e UÇK-së në rast se institucionet e vendit nuk angazhohen në këtë drejtim, por ka theksuar se një gjë e tillë nuk është planifikuar. Gjatë ditës së djeshme, ish-gjenerali i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se përpos Kroacisë, garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë kanë ofruar edhe Austria dhe Sllovenia.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka …