Faton Klinaku

Faton Klinaku u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin për pagën minimale, ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare, ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ky projektligj po konsiderohet se ia pamundëson rritjen e pensioneve veteranëve në bazë të pagës minimale. Faton Klinaku nga kjo organizatë, ka thënë se Qeveria po e shkel Kushtetutën me këtë veprim. Të nderuar deputetë, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale. Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë këtë projektligj, ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta. Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë”, ka shkruar sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …