Faton Klinaku: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund mbrohet me fjalë goje nga askush

Faton Klinaku: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund mbrohet me fjalë goje nga askush

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë reaguar kyetares Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit u arsyetua për faktin se pse dje në postimin e saj për Betejën e Koshares nuk e përmendi UÇK-në. Me anë të një postimi në rrjetin social, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se UÇK dhe pjesëtarët e saj nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush, e madje as nga presidentja. Ai thotë se UÇK duhet të mbrohet me vepra konkrete, siç është ligji dhe zbatimi i tij me akte nënligjore. “UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët”, ka shkruar Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …