Faton Klinaku

Faton Klinaku: Veteranët e luftës së UÇK-së janë duke u ballafaquar me probleme të shumta, në mungesë të punës

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Faton Klinaku, ka thënë se veteranët e luftës çlirimtare janë duke u ballafaquar me probleme të shumta, sidomos me mungesë të punës, pasi institucionet e Kosovës nuk janë duke e përkrahur rehabilitimin e veteranëve.  Ata presin që me rritjen e pagës minimale t’u rritet edhe pensioni, sepse kjo është e përcaktuar me ligj”, ka thënë Klinaku. Ndërsa duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, Klinaku ka thënë se nuk ka nevojë të bëhet temë kjo çështje pasi gjykata është duke u marrë me një gjë të tillë. Në takimin e fundit që kanë pasur me kryeministrin Kurti i ka kërkuar që ta presë përfundimin e procesit gjyqësor për veteranët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …