Faton Klinaku

Faton Klinaku: Vjosa Osmani, merret me Hashim Thaçin, e jo me veriun e Kosovës, që është kthyer si në kohën e protektoratit

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar  kryetaren, Vjosa Osmani për fjalët që i ka thënë në Kuvend kundër  Hashim Thaçit, ish kryetarit të Kosovës, të cilit nuk ia ka përmendur  emrin, ashtu siku nuk ia përmend as Albin Kurti. Klinaku e ka kritikuar Osmanin për deklaratën e saj në lidhje deklaratën se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”. Përpjekja shtetërore e ish-kryetarit të Kosovës  Hashim Thaçi që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i gëzojnë të drejtat e njëjta me serbët e veriut, e që synim kishte shpëtimin e atij territori të banuar me shumicë shqiptare e që vit pas viti po tkurret dhe do të mbetet pakicë, paçka nëse kjo përpjekje do të dërgonte edhe në korrigjim kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë, të quhet tregti, përveç që është absurde, është budallallëk  por dhe e dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët”. Noterja e Albin Kurtit, përçarësja Vjosa Osmani, sa merret me njerëzit që nuk mund t’i përgjigjen nga paraburgimi në Hagë, le të merret me gjendjen që e kanë krijuar në veriun e Kosovës, e cila është kthyer si në kohën e protektoratit”, ka shkruar Faton  Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …