Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, publikimin e emrave nga Specialja të viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin Thaçi dhe të tjerët, e ka quajtur skandal dhe poshtërsi të radhës. Zyra e Prokurorit ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohet se janë zhdukur me forcë, por pa publikuar asnjë emër konkret, të atyre që i kanë kryer ato vepra. Klinaku ka thënë se për herë të dytë Zyra e Prokurorit të Specializuar po rrezikon dëshmitarët, pasi një gjë e tillë e ka bërë edhe në rastin e “skandalit të rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre”. Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit i publikon emrat e viktimave që gjoja i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të fillojë procesi gjyqësor. Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”. Faton Klinaku e ka quajtur Zyrën e Prokurorit të Specializuar përçarëse të popullit shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …