Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se një vendim të njëjtë nuk ka për Nasim Haradinajn. Këtë refuzim Klinaku e ka konsideruar të padrejtë, teksa shtoi se nuk ka gjykatë që e mposhtë Haradinajn. “Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj. Të mposhturit janë të tjerë, sidomos ata të Institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Klinaku, edhe pse konfirmimin zyrtar nuk e ka bërë ende Gjykata Speciale. “Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit tha Michael Doyle. Për akuzat ndërhyrje në drejtësi, Gucati e Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, derisa në maj të vitit 2022 u shpallën fajtor, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg. E në fillim të këtij viti, Gjykata e Apelit ua uli këtë dënim për tre muaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …