Akuzë publike
Së shpejti do të organizoj një padi kolektive kundër redaksisë së “Botës Sot”, për shpifje kundër UÇK-së, për lansime të informatave të rrejshme, për njollosjen dhe shkatërrimin e disa familjeve që i keni atakuar familjarët e tyre dhe i keni ngarkuar me akuza tepër të rënda.
Redaksia e “Botës Sot” ka ngjallur vëllavrasjen në Kosovë mes grupeve të ndryshme, pastaj i ka kërkuar aktorët e vrasjeve politike. Redaksia e “Botës Sot” duhet të paditet që me shkrime të rrejshme e të qëllimta ka nxitur hetuesit e Hagës, UNMIK-ut dhe EULEX-it, por edhe ata të gjykatave vendore për arrestimin e krerëve të UÇK-së, madje disa prej tyre i kanë mbajtur në burg deri në 7 e 8 vite për t’u liruar pastaj të pafajshëm.
Ju keni bërë krim kundër një shtrese të UÇK-së, me shkrimet tuaja të pabaza, me dëshmi të fabrikuara dhe të qëllimta u bëtë shkaktarë të burgosjeve të shumta të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve ua shkatërruat jetën burgjeve, karrierën dhe familjen. Duhet të ngritet padi kundër redaksisë së “Botës Sot” për terror psikologjik, për lansim të fakteve të rreme me qëllim të njollosjes së figurave më emblematike të UÇK-së, redaksia e “Botës Sot” ka përpunuar dhe i ka përgatitur disa dëshmitarë të rrejshëm në proceset gjyqësore kundër UÇK-së, ka bashkëpunuar me të gjitha gjykatat, madje edhe me ato të Serbisë për të bërë të pamundurën për t’i gjykuar ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Për 20 vite i keni terrorizuar pjesëtarët e UÇK-së me të dhëna të fabrikuara, duke krijuar një antipati tek populli. Përmes gazetës tuaj keni prodhuar efekte psikologjike, ku disa pjesëtarë të UÇK-së i keni çuar në vetëvrasje. Forma e propagandës psikologjike, që është pjesë e luftës speciale të cilën po e aplikoni tash e 20 vite ka ndikuar që elitat intelektuale dhe superstruktura shoqërore të tërhiqen nga shtetndërtimi i Kosovës për faktin se lirinë e sollën UÇK e sipas tyre ka qenë dashtë ta sjellin vet ata. Këto janë mjetet dhe metodat që i ka përdorur redaksia e “Botës Sot” për të arritur qëllimet, (qëllimet kundër UÇK-së). Redaksia e “Botës Sot” ka bërë presione të hapta politike, ekonomike, sepse askush nuk më ka pranuar në punë, kanë bërë ingranazhe, njollosje e shpifje të cilat kanë reflektuar në jetën sociale, e kanë dezinformuar opinionin me gjëra krejt koti për ta dezorientuar opinionin për strukturën e UÇK-së dhe individët me ndikim në UÇK. Ju e keni shfrytëzuar anën emcionale të popullit duke dezinformuar përmes gazetës tuaj në shkallën më banale për ta orientuar popullin kundër UÇK-së që në disa raste edhe ka pasë efekte. Të gjithë këta mekanizma janë përdorur kundër UÇK-së për t’ua dobësuar fuqinë atyre. Ju keni abuzuar me vlerat e shprehjes së lirë duke e përdorur mediumin tuaj për të propaganduar rrena, shpifje e të pavërteta kundër njërzve të UÇK-së, në mesin e të cilëve më keni zgjedhur edhe mua. Përmes gazetës tuaj ju indoktrinuat një pjesë të popullatës kundër UÇK-së, duke thurur kundër tyre intriga, shpifje e dogma koti, vetëm e vetëm për t’i nxitur shtresat e caktuara kundër UÇK-së. Frytet tuaja janë vrejtur tash e 20 vite, por nuk kanë arritur as nuk do të arrijnë kurrë për t’i vjelur e korrur. I gjithë spektri krijues i kësaj gazeta ka qenë sabotazhi ndaj çdo gjëje që ndërlidhet me ish-UÇK-në, i keni përgaditur atentatet më të mëdha politike kundër një shtrese të UÇK-së që është konsideruar e padëgjueshme. Keni shantazhuar të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ju keni bërë komplote të qëllimta të përgaditura mirë kundër vlerave të luftës që atë mos të mund ta përdorin si vlerë universale të tërë kombit. Propaganda 20-vjeçare e lansuar nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv, të ndikuara nga “Bota Sot” korrespondon me një lloj terrori psikologjik që ka dominuar në këtë gazetë ndaj UÇK dhe vlerave të luftës. Përhapja e shpifjeve, intrigave, dezinformatave, diskreditimit personal e familjar përbën vepër penale të pafalshme dhe me shumë përgjegjësi morale e institucionale.
“Bota Sot” me shkrimet e saj u përpoq e po përpiqet t’ua shpëlajë trurin një pjese të popullatës kundër UÇK-së. Fabrikimi i raporteve dhe të dhënave dhe lansimi i tyre me qëllim të diskreditimit të këtyre njerëzve me fakte e të dhëna të imagjinuara, përmes dëshmitarëve të paguar apo të kushtëzuar përbën njërën nga veprat më të paprecedan. Në kuadër të këtij projekti anti-UÇK, Serbia përgaditi dhe financoi shumë botime kundër UÇK-së, në Beograd, Paris, Londër, të financuara dhe përkthyera nga qeveria serbe dhe të shpërndara përmes rrugëve diplomatike, por të tilla janë shkruar edhe në Prishtinë nga autorë shqiptarë një cikël librash me qëllim të komprometimit dhe të njollosjes së luftës dhe vlerave çlirimtare të UÇK-së. Këto libra dhe shkrimet e “Botës Sot” përbëjnë bazën kryesore të disa akuzave të ngritura kundër UÇK-së në Hagë, por edhe nga gjyqet vendore dhe akuzat e ngritura nga Dik Marti mbi të cilat u ndërtua Gjykata Speciale që është një gjykatë e njëanshme e ngritur vetëm kundër UÇK-në, do të jetë dhe mbetet turpi i demokracisë botërore si një shembull i papërsëritshëm racist e antinjerëzor. Qeveria serbe ka financuar në luftën mediatike, propagandistike, në luftën speciale, në mediat dhe shtypin më prestigjioz botëror, vendor por edhe të vendeve fqinje për ta rrënuar autoritetin e UÇK-së dhe bartësve të saj. Mbi 500 persona shqiptarë të Kosovës dhe viseve tjera nga vitet e ‘90-ta e deri në vitin 2000 kanë marrë pjesë në një varg aksionesh e veprimtarish kundër Kosovës qytetarëve të saj, pasurisë, institucioneve dhe objekteve tjera me rëndësi, duke qenë përgjegjës edhe për vrasje, tortura, burgosje, dhunime e shkelje tjera të lgjeve që kan qenë në fuqi. Kjo shtresë e shoqërisë nuk është atakuar kurrë nga ana juaj. Redaksia e “Botës Sot” ka organizuar dhe ka udhëhequr një luftë speciale kundër UÇK-së, duke organizuar forca të posaçme që vijnë nga gjyqësia, policia, mediumet, një strukturë e deputetëve, nomenklatura e vjetër e ish-pushtetit që kanë pozita të rëndësishme në vendimmarrje në shtetin tonë e deri tek strukturat komunale, sidomos pjesa e ushqyer dhe e indoktrinuar me virusin anti-UÇK, qe 20 vite po ushtrojnë një propagandë që gjason me terrorin psikologjik, që kanë shkuar deri tek linqimi dhe çuarja në vetëvasje.
“Bota Sot” dhe mekanizmat e saj, duke mos e prejashtuar as redaksinë e kësaj gazete, organizuan luftën vëllavrasëse që është pjesë e doktrinave të Çubrilloviqit, Andriqit e akademikëve tjerë serbë, prej nga i kanë influencimet gazeta “Bota Sot” e disa mediume dhe portale tjera anti-UÇK, të cilat edhe ashtu dihet publikisht se i financon Serbia. Edhe propaganda psikologjike është pjesë e elaborateve të vjetra serbe, e cila sipas këtyre elaborateve ka për qëllim ta godasë superstrukturën shoqërore dhe vijën e njerëzve që janë të përkushtuar kombëtarsht, atë që “Bota Sot” e bën tash e 20 vite që kur ka dalë UÇK në skenë. Që nga ajo kohë nga redaksia dhe gazetarët e kësaj gazete luftëtarët e UÇK-së janë mveshur me lloj-lloj epitetesh. Mjetet që i ka përdorur gazeta dhe redaksia e “Botës Sot” janë komponente të luftës speciale që kjo gazetë e ka ushtruar ndaj UÇK-së. Këtë luftë e bënë dhe po vazhdojnë ta bëjnë eksponentët e UDB-së dhe UDB-ja ndaj strukturave të ish-të burgosurve politikë dhe njerëzve të përkushtuar rreth çështjes kombëtare.
Propaganda dhe agjitacioni i gazetës “Bota Sot” dhe disa gazetave dhe mediumeve tjera të afërta me projektet e kësaj gazete arritën ta bindin një pjesë të opinionit, por edhe strukturën e UNMIK-ut, të cilët edhe ashtu u deklaruan pro interesave të Serbisë që ndaj UÇK-së të përdorin standarde dhe politikë të dyfishtë, arritën që përmes strukturës së UNMIK-ut të bëjnë presione politike ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, arritën ta shkatërrojnë ekonominë e tyre, duke i marrë si shembuj disa pjesëtarë UÇK-së, të cilët e keqpërdorën amblemën e UÇK-së për t’u pasuruar, përdorën të gjithë mekanizmat për ta dezinformuar opinionin publik, bënë çmos për ta dezorjentuar opinionin në disfavor të strukturës së UÇK-së. Përmes këtyre mekanizmave “Bota Sot”, arriti që ta dobëson UÇK-në dhe fuqinë e UÇK-së, duke abuzuar me vetëdije, duke i përdorur me mjeshtri aktet subverzive ndaj personave të UÇK-së, dezinformimin, shpifjet e intrigat si armë të vetme për të arritur qëllimin kundër UÇK-së.
Redaksia e “Botës Sot” ka ricikluar të njëjtit artikuj që 20 vite rresht, ata e përdorën këtë gazetë për të përhapur shpifje kundër UÇK-së, për të ndërtuar intriga nga më të ndryshmet, për të dezinformuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, duke diskredituar pamëshirshëm komplet strukturën e UÇK-së.
Për t’i arritur këto qëllime në disa raste, redaksia e “Botës Sot”, i përvetësoi dhe e përdori rrjetin e mjeteve të komunikimit masiv. Klani i juaj “anti UÇK”, i ndihmuar gjithmonë nga struktura e KOS-it, shkoi aq larg sa përdori helme kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sidomos kundër strukturës drejtuese të saj. Diçka ngjashëm u përdor edhe ndaj Dr.Ibrahim Rugovës, pse kishte bërë koalicion me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin klani juaj e akuzoi me akuzat më të rënda të mundshme, të fabrikuara në kancelaritë e “Botës Sot”. Keni punuar parreshtur ta dobësoni fuqinë e UÇK-së dhe të shtresave përparimtare, të cilët dhanë mund e sakrifica për Kosovën duke i goditur me lloj-lloj shpifjesh, sipas skenarëve të përgaditur nga armiqtë dhe qarqet më të larta që punojnë kundër progresit dhe zhvillimit të Kosovës. Pjesë tjetër e skenarëve tuaj anti Kosovë është edhe përqarja politike që njerëzit tuaj po e bëjnë me përkushtim, por këtij qëllimi nuk do t’ia arrini kurrë, njerëzit dhe shtresat e caktuara të shoqërisë po vetëdijësohen përditë dhe po shërohen përditë nga helmi propagandues anti-UÇK dhe anti pjesës përparimtare të ketij vendi, të cilën iu e goditni tash e 20 vjet. Sabotimet, atentatet, vrasjet, komplotet, shantazhet e format tjera të presionit që ju i keni zhvilluar ndaj strukturës së UÇK-së, herët apo vonë do të kthehen bumerang ndaj jush. Ju e dhunuat të vërtetën para ligjit e institucioneve tjera që janë të thirrura për ta mbrojtur drejtësinë e të vërtetën. Makineria juaj propagandistike me dashje a pa dashje rezulton të jetë në koordinim e në bashkëveprim me strukturat e UDB-së e KOS-it, të njëjtit njerëz që sot trumpetojnë kundër UÇK-së ishin kundër protestave të vitit 1981 dhe organizatorëve të tyre. Edhe ndaj kësaj shtrese vepruat njëjtë sikur me strukturën e UÇK-së, duke përhapur shpifje, intriga, dezinformata me qëllim të diskreditimit të kësaj shtrese vetëm pse punonin për Republikën e Kosovës e shkatërrimin e Jugosllavisë ashtu sikur se ndodhi.
Me shkrimet e përditshme kundër një shtrese të caktuar të UÇK-së, bënë përpjekje që t’i mohojnë të gjitha të drejtat njerëzore e themelore për të jetuar.
E ardhmja u takon atyre që u paraprijnë proceseve qysh u parapriu UÇK.
Po e përfundoj me një citat nga vepra e Fishtës, “Juda Makabe”, ku Alkimi e shet lirinë e popullit të tij tek mbreti i Asirit, vetë, pse nuk ishte ai fitimtari i lirisë por ishte Juda Makabe.
- 6. 2018