Faton Mehmetaj: Kisha e Shën Nikollës në Bellen e Mesme monument i vjetër i besimit të krishterë

Faton Mehmetaj: Kisha e Shën Nikollës në Bellen e Mesme monument i vjetër i besimit të krishterë

 Kosova është një pjesë e djepit të Krishtërimit, të Ballkanit por edhe më gjerë. Kjo e dhënë është e argumentuar më qindra fakte e të dhëna arkeologjike, dëshmi të kohës, dokumente e artefakte, bazuar edhe në teste shkencore që e bëjnë këtë të dhënë të pranueshme historikisht. Pjesë e kësaj historie të pasur të Kosovës është edhe Deçani. Treva e Deçanit, ka burime të begatëshme të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme historike, duke filluar nga periudhat e hershme e deri në ditët tona. Në trevën e Deçanit kanë mbetur një numër i monumenteve të trashëgimisë kulturore që nga kohërat e vjetra, si dëshmi e kohës dhe të ekzistencës së tyre. Këto monumente nuk kanë vetëm rëndësi kombëtare por janë dëshmi të vjetra të kulturës dhe lashtësisë së popullatës së kësaj treve. Në vargun e këtyre monumenteve dhe dëshmive të vjetra historike të trevës së Deçanit është edhe Kisha e Shën Nikollës, e cila gjendet në Bellen e Mesme. Kjo kishë u takon shekujve IV-VI të erës sonë.

Aty pranë gjendet edhe Kulla e Qelisë, poashtu monument i vjetër i kulturës materiale e shpirtërore të trevës së Deçanit. Territori ku gjendej Kisha Shën Nikollës thuhej se më heret kishte qenë vendi i pagëzimeve. Pasi erdhi mbreti Stefan Dushani, i fisit ilir tribal në Deçan, për seli të veten fetare dhe mbretërore e zgjodhi Kishën e Deçanit të cilën e modifikoj dhe përshtati për nevoja të veta përsonale dhe perandorake. Lidhur me këtë, popullata e Deçanit organizuan trazira dhe kryengritje të mëdha për shkak të përvetësimit të Kishës dhe ndryshimit të arhitekturës së kësaj kishe. Për shkak të sigurisë, Dushani e strehoi familjen e tij në Bellen e Mesme. Madje në Bellen e Poshtme, fare pranë Kullës së Qelisë dhe Kishës së Shën Nikollës, gjëndën gjurmët e një kishe më të hershme, në Shpellën e Madhe, e cila u takon shekujve III-IV të erës sonë.

Poashtu edhe në Kishën e Deçanit, emrat dhe ikonat e disa shenjtorëve që janë të pikturuar në muret e Kishës së Deçanit si ai, i Shën Antonit të Madh dhe ai i Shën Jeftimisë së Madh, nuk janë emra të gjuhës serb. Këto dy antroponime i hasim shpesh në onomastikonin kishtar të kishave shqiptare që para Mesjetës së hershme e deri më sot. Kisha e Deçanit bashkë me dhjetra kisha tjera të njohura edhe në literaturën mesjetare siç janë Krisobulat e Feudit të Deçanit, 1330 ku tregohet qartazi se pronarët shqiptarë të tokave që “ligjërisht” i takonin Kishës, ishin me emra shqiptarë, sikurse edhe Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, saktëson se sikundër qindra kisha të tjera në këto anë, funksiononin si kisha katolike të ritit romak shekuj me radhë para ardhjes së serbëve në këto anë. Edhe një gjë duhet saktësuar, në trevat e Deçanit kurrë nuk ka patur popullsi serbe, as në shek. XII e as në shek, XIV, kur u rindërtua kisha e Deҫanit, përveҫ atyre shqiptarëve që u konvertuan në fenë ortodokse të ritit serb e që pas një shekulli u kthyen në fenë muslimane.

Edhe kjo ҫështje është një temë e gjërë që meriton vëmendje të posaҫme, aq më tepër kur dihet tashmë se treva e Deҫanit me disa nga terrenet e afërme reth saj, ngërthen më vetvete brumin kryesor për shqyrtimin e etnisë, gjuhës e traditës shqiptare të ruajtura këndej pari që në kohët pararomake e deri në ditët tona. Edhe sot e kësaj dite në Kishën e Deçanit gjenden disa enë, artifakte të ndryshme, pafte të zbukuruara, pjata, lugë të arit, kryqa e orendi tjera, të cilat janë marrë në Kishën e Shën Nikollës në Bellen e Mesme. Kisha e Shën Nikollës në Bellen e Mesme njihet edhe si manastiri-Ogorioҫ. Manastiri i Shën Nikollës gjendet i punuar në afresket e Kishës së Deçanit bashkë me ikonën e Shën Nikollës. Dokumentet e shumta mesjetare të Kishës së Deçanit tregojnë qartë për kulturën materiale e shpirtërore të popullates shqiptare që ka jetuar në teritorin e Deçanit gjatë shekujve të Mesjetës.

Përmes këtyre fakteve dhe dëshmive të kohës sa do të varfëra që janë, saktësohen të dhëna të shumta për zejet e vjetra të këtyre anëve, si përpunimi i zhgunit, përpunimin e arit e argjendit, pastaj janë paraqitur mjeshtrit dhe mjeshtria e përpunimit të drurit, si dhe ndërtimtaria me gurë të mermerit, mbjellja e hardhisë dhe përpunimi i venës, por edhe i mjaltit. Këto saktësime tregojn për lashtësinë e Deçanit dhe nivelin e zhvillimit ekonomik si njëri ndër regjionet më të pasura pothuajse në gjithë Kosovë. Deçani kishte mbi 50 mullij me uij. Duhet theksuar se një kohë, nuk dihet sa, në Kishën e Shën Nikollës në Bellen e Mesme kishte shërbyer edhe Shën Nestori i cili ka shërbyre shumicën e kohës në Kishën e Belles së Epërme. Sipas shënimeve që i kam hasur tek M. Shakota, Nestori ishte plak i menҫur dhe i dëgjuar i këtyre anëve, banor i fshatit Belle, i përkushtuar edhe pas punëve fetare. Ikona e Shën Nikollës ishte pikturuar në Kishën e Deçanit në vitin 1596. Në referencat dhe fusnotat e studiueses kroate Mirjana Shakota në librin e saj «Riznica e Deҫanit», përmendet përciptas edhe kisha e Shën Nikollës. Ajo ka konstatuar se Kisha në Bellen e Mesme i është përkushtuar Shën Nikollës, kjo kishë gjendej në kodrën mbi manastir të Deҫanit nga ana e Jugut: Manastiri Gorioҫ, një kohë ka qenë metoh (pasuri) e kishës së Deҫanit. Sipas autores M. Shakota, përmenden tri kisha kushtuara Shën Nikollës në terrenet e fshatrave përreth kishës së Deҫanit.

Njërën kishë të Shën Nikollës, që gjendej në kodrën mbi manastir të sotëm të Deҫanit, e përcakton saktë në anën jugore, në vendin ku tani gjendet «Pushimorja e fëmijve». Dikur në këtë vend gjendej një fshat nëpër të cilin kalonte rruga qe vinte prej fshatit Belle e depërtonte këndejpari, nëpër këtë fshat tani të zhdukur, e shkonte nëpër fshatrat Hulaj, Poberxhë, Voksh e deri në Junik. Në hapsirat ku gjëndet “Pushimorja e fëmijëve”, ma konkretisht në anën e siperme të rrugës kundruall manastirit të Deçanit gjenden rrënojat e Kishës së Lartë, që njihej në të kaluaren si kisha e Thaçit. Kisha tjetër e Shën Nikollës, që e përmend autorja M. Shakota në veprën e saj, është ajo në Gorioҫ-Ogorioҫ, në fshatin Belle 6-7 km në veri-perëndim të kishës së Deҫanit. Për këtë kishë kam bërë hulumtime të kohëpaskohshme në Bjeshkën e Belles dhe kam gjurmuar e vëzhguar themelet e kësaj kishe që dallohen fare qartë. Janë me interes shpellat që gjenden në krahun e majtë të Bistricës së Deҫanit nga fshati Belle e deri te Kerrshi me Byth n’Uj që gjendet disa kilometra afër kishës së Deҫanit. Kisha e parë kushtuar Shën Nikollës, që u përmend këtu më sipër, nuk ka qenë metoh i kishës mbretërore të Deҫanit, ndërsa dy kishat tjera siҫ pohon edhe M. Shakota në shkrimet e saj, kanë qenë metohe të kishës së Deҫani. Kurse Kisha e tretë me emrin e Shën Nikollës, sipas shënimeve ishte metoh i Manastirit të Deçanit, por nuk e përcakton emër-vendin se ku gjendej kjo kishë.

Përmes të dhënave arkeologjike, onomastike si dhe atyre historike mund të konstatohet se këto tri kisha kushtuar Shën Nikollës, që u përmendën këtu më sipër, ashtu edhe shumë të tjera janë mjaft të vjetra. Si kisha katolike shqiptare të ritit romak, mund të jenë të vjetra që nga Antika e vonë ose që nga Mesjeta e Hershme, së paku disa shekuj para depërtimit të sllavëve të jugut në këto anë. Këto pohime mund të vërtetohen edhe permës hidronimesh, toponimesh, patronimesh të shumëta që hasen në trevën e Deҫanit me fshatrat përreth. Shumë emërvende, hidronime, patronime dhe toponime në mbarë trevat e Ballkanit, si bie fjala, Sava, Drava, Tisa, Drini, mandej Dalmatia, Niasus, Scodra, Sharr etj. Nuk mund të shpiegohen ndryshe vetëm përmes ligjeve të fonetikës historike të gjuhës shqipe, siҫ është pohuar drejtë e saktë nga studiusit shqiptarë dhe të huaj. Siҫ u cek edhe këtu më lartë, autorja M. Shakota, qe arriti t’i analizojë më së qarti deri më tani pasuritë materiale dhe kulturore të Riznicës së Deҫanit, i përcaktoi mirë emërvendet e dy kishave shqiptare të ritit katolik romak kushtuar Shën Nikollës, emër ky fort i përhapur që moti tek iliro-shqiptarët prej nga e morën edhe popuj tjerë ballkanas, por nuk jep kurrfarë shënimesh as të dhënash edhe për kishën e tretë kushtuar Shën Nikollës, por vetëm thotë së «Deҫani kishte si metoh të vetin edhe një kishë të Shën Nikollës» Në trevën e Deҫanit me fshatrat për rreth edhe sot e kësaj dite përdoret festa që nga lashtësia Shën Nikolla “Shënkolli”.

Emri i këtij shenjti iliro-shqiptar si dhe festa e lashtë pagane që shprehet me këtë emër Shinkolli e Shënkolli është përdorur qëmoti e përdoret edhe në Mal të Zit e emërvendi Koollashin Shën Nikolla. Në fshatrat e trevës së Deҫanit pas hulumtimeve në terrenin e kësaj ane mund të thuhet se ka pasur gati gjithkund nga një kishë. Ndërmjet fshatrave Llukë e Epërme dhe Llukë e Poshtme, te vendi që i thonë Varret e Vjetra nga ku kalonte edhe Drumi i Telit, mund të hasen gërmadhat e rrënojat e një kishe që mund të ketë qenë kisha e Shën Nikollës. Në Llukë të Poshtme është ruajtur edhe një glle i mbjellë diku në katër deceniet e para të shek XIV, atëherë kur i mbollën edhe gllejt afër kishës së Deҫanit, pikërisht në fshatin e rrënuar, ku gjendej kisha e Shën Nikollës e sot aty gjendet «Pushimorja e fëmijëve» Gllejt e kishës së Deҫanit, që i japin vendit një freski të madhe e bukuri të rrallë. Gjasat tjera për emërvendet ku mund të supozohet po edhe ku mund të ketë qenë kisha e tretë shqiptare, kushtuar Shën Nikollës, janë fshatrat Beleg dhe Prapaqan, ku dallohen fare qartë themelet, vendi e rrënojat e kishave katolike shqiptare. (Pjesë nga Monografia në dorshkrim, “Belleja Vend i Kreshtave të Bardha” i autorit Faton B. Mehmetaj)

Faton Mehmetaj: Kisha e Shën Nikollës në Bellen e Mesme monument i vjetër i besimit të krishterë

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …