Faton Mehmetaj: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Rizë Shefqet Berisha

Rizë Shefqet Berisha
(09.01.1947-04.06.2024)
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Rizë Shefqet Berisha, një burrë me peshë në familjen e Rizë Ramës, Sadik Ramës, Isuf Ramës dhe Demë Ali Pozharit, luftëtar të njohur dhe pjesëtar të çetave kaçake të dalluar në shumë luftëra e beteja në mbrojtje të tokave shqiptare të sulmuara nga ushtria e Serbisë dhe Malit të Zi. Baca Rizë ishte burrë fisnik i cili tërë jetën punoj dhe u kujdes për familje dhe për vendin e tij. Ishte kontribues i madh në luftën e UÇK-së, i plagosur në një betejë që u zhvillua më 14 gusht 1998 në Bjeshkën e Belegut, në afërsi të Qafës së Bogiqes, në trekëndëshin e kufirit shqiptar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, ku u vra djali i vëllait Shkëlzen Gani Berisha (Dëshmor i Kosovës) dhe nipi i tij Besart Selmon Kadrijaj, (Dëshmor i Kosovës). Ishte prind shembullor, i afërt me miq e shokë. Për jetë do të mbahet mend si burr i madh i Pozharit të cilin aq shumë e deshti. Baca Rizë ka lënë pas vetes një pasuri të madhe, djemt dhe familjen me plot nipa e mbesa të cilët do ta kujtojnë përherë me mallë e dashuri. Zbrazëtira jote që ke lenë në mesin tonë do të plotësohet me vështërsi.
Pusho në paqe Baca Rizë!
I përjetëshem do të mbetet kujtimi për ty!
Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Aktivitete në përkujtim të Epopejsë së Vërrinit

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë, Në përkujtim të Epopesë së Vërrinit, që ndodhi …