Faton Mehmetaj: Në këtë ditë të shënuar, përkulemi me pietetin më të lartë para atyre që dhanë jetën

Çlirimtari, analisti dhe publicisti i mirënjohur, Faton Mehmetaj, ka marr pjesë sot në seancën solemne në sallën e Kuvendit Komunal në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të Kosovës. Lidhur me këtë ngjarje ndër të tjera ai ka shkruar:  Së bashku me miq e shokë, bashkëluftëtar, familje të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, familjar të të pagjeturve, deputet, veprimtar e drejtues të shoqatës së të burgosurve politik dega në Deçan, por edhe të të pranishmëve tjerë të ftuar në këtë seancë solemne në kujtim dhe nderim të trimave dhe luftëtarëve që ranë për Kosovën e lirë. Dëshmorët e lirisë që i kujtuam sot i kanë vlerat e përjetshme. Në këtë ditë të shënuar, përkulemi me pietetin më të lartë para atyre që dhanë jetën. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë e kombit. Është thirrje për të gjithë ne që t’i shërbejmë Kosovës së lirë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtohemi të ardhmes, që të rënët bashkë me luftëtarët e lirisë dhanë gjithë çka patën për këtë ditë. Pas seancës, vazhduam me aktivitete në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Deçanit më rrethin duke filluar nga: Deçani, Carrabregu i Ulët, Carrabregu i Epërm, Lloçani, Pobergja, Vokshi, Sllupi, Dranoci, Lluka e Epërme, Isniqi, Lëbusha, Strellci i Epërm, Strellci i Poshtëm, Duboviku, Prapaqani, Pozhari, Lumbardhi, Broliqi, Vranoci i Vogël, Mazniku, Dashinoci dhe Ratishi i Ulët, për të vazhduar nesër më 6 maj 2023 në nderim të jetës dhe veprës madhore të Heroit të Kombit, Gjeneral Major Luan Haradinajt me rastin e 26 vjetorit të rënjës në fushën e nderit, për të vazhduar më tutje me homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan për ti nderuar Dëshmorët e Kombit, Invalidët dhe Veteranët e UÇK-së që prehen këtu në këtë tempull të shqiptarisë në Gllogjan.

Lavdi!

Nderim për jetë e mot!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …