Faton Mehmetaj

Faton Mehmetaj: Në vitet 1998- 2000, serbët dënuan në mënyrë të padrejtë, e pa dëshmi 1. 874 shqiptarë

Gjykatat serbe organizuan pothuajse 2,000 gjyqe të padrejta kundër shqiptarëve të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, duke shkelur të drejtat e tyre dhe duke përdorur teknikat më diskredituese për t’i dënuar ata. Në ato gjykata, prej vitit 1998 deri në vitin 2000, u dënuan në mënyrë të padrejtë, pa as më të voglën dëshmi 1,874 shqiptar të Kosovës. Pjesa dërmuese e këtyre të burgosurve ishin të pandehur të cilët u transferuan në burgjet e Serbisë pas përfundimit të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999. Gjatë trajtimit të këtyre të burgosurve u përdorën masa shumë drastike, dhunë e paparë dhe metoda jo njerëzore. Gjatë hetuesisë dhe marrjes në pyetje, ndaj këtyre të burgosurve, janë shkelur të gjitha dispozitat ligjore të parapara me ligjet e Serbisë për trajtimin e të burgosurve nën hetime. Këta të burgosur shqiptar u përdoren për eksperimente në vend të minjve. Shumica prej tyre, kush ka shpëtuar i panë më sytë e tyre nëntë rrathët e ferrit të Dantes. Kurse disa prej këtyre të burgosurve vdiqën gjatë torturave. Në mesin e këtyre të burgosurve ka edhe të atillë që i mbijetuan këtij ferri. Mirëpo dëshmitë e këtyre njerëzve janë të pavlefshme vetëm pse janë shqiptarë, dhe Evropa për hatër të Serbisë i ka mbyllur sytë dhe nuk po ka dëshirë me e shikuar anën e vërtetë të medaljes se kush janë kryesit e krimeve në Kosovë dhe në të gjitha hapësirat e ish-Jugosllavisë. Organet e drejtësisë, në Kosovë dhe Serbi, e dinë mirë se të masakruarit shqiptar që janë gjetur në varrezat masive të Batajnicës, disave prej tyre u kanë munguar organet e brendshme.

 Për t’ju kundërvënë këtij fakti, Serbia pagoi me shuma të mëdha senatorin Dick Marty për ta tërhequr vëmendjen e opinionit në diçka tjetër analoge me ngjarjen që kishte ndodhur me të masakruarit shqiptarë në Batajnicë. Ky fakt nuk u kundërshtua aq fuqishëm nga ana jonë, sepse secili e dinte se ky raport nuk përkon me asgjë që ndërlidhet me realitetin, prandaj edhe u hodh poshtë pasi Serbia pretendonte se e kishte arrit qëllimin. Me të njëjtat qëllime Serbia e kishte organizuar fushatën propaganduese të kinse tërheqjes së njohjeve të disa shteteve ndaj Kosovës. Po ashtu Serbia për të blerë kohë dhe për të krijuar një opinion ndryshe, pasi Kosova e Shpalli Pavarësinë e vet, Serbia e paditi Kosovën në GJND, lidhur më pretendimet e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme ndërkombëtarisht. Mirëpo GJND-ja pasi e kishte vlerësuar gjendjen në terren, kishte vendosur në favor të Kosovës. Plani i Serbisë, Rusisë dhe shteteve mike të tyre në Evropë e Ballkan më krijimin e Gjykatës Speciale, nuk është dënimi i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve të arrestuar nga kjo gjykatë.

Qëllimi i Serbisë është që ta shpallë UÇK-n organizatë “terroriste” dhe “kriminale”, dhe pastaj, të ngre akuza kundër NATO-së, më pretekst se e ka ndihmuar një organizatë “terroriste” dhe “kriminale” duke bërë një veprim ilegjitim. Përmes kësaj goditjeje, Serbia është duke pretenduar ta delegjitimoj edhe pavarësinë e Kosovës, duke e përdorur edhe autoritetin e shteteve mike për presione ndërkombëtare. Kjo është e vërteta për Gjykatën Speciale. Për këtë arsye, Gjykata Speciale është një etnike e fokusuar vetëm ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Një padrejtësi e tillë nuk ka ndodhur me as një shoqëri njerëzore, madje as në kohërat më të errëta të njerëzimit. Për këtë arsye, Evropa dhe Bota po bëhen të shurdhra dhe nuk po i dëgjojnë intervistat e shqiptarëve që kanë qenë në burgjet e Serbisë dhe i mbijetuan nëntë rrathët e ferrit të Dantes. Apo dëshmitë e atyre që kanë pas fatin e madh të shpëtojnë nga masakrat e kryera nga të përkëdhelurit e Evropës. Jo pak prokuror, gjykatës, hetues, komandant të ushtrisë e policisë serbe por edhe kryes të këtyre krimeve, vazhduan punën edhe pse u identifikuan si kryes të këtyre krimeve edhe shumë e shumë vite më pas, e ka të tillë që e vazhdojnë punën e funksionet e tyre zyrtare edhe sot e kësaj dite. Vlenë të ceket se shumica e hetueseve dhe gjymëtarëve të këtyre proceseve që bënë eksperimente me shqiptarë në burgjet e Serbisë, sikur më minj, nën tortura të papara, përpunuan njerëz dhe u nxorën deklarata të shumta për ta akuzuar UÇK-në. Në rastin konkret, Serbia ka mobilizuar gjithë spektrin politik, diplomatik e të sigurisë, por edhe përkrahjen e shteteve mike, për të bërë presion tek Evropa, që ti dënoi shqiptarët e Kosovës, me pretekst që ta kriminalizon luftën Çlirimtare të tyre.

Serbia është e vetëdijshme se këtë nuk do ta arrin kurrë, por përpjekjet e saj janë të vazhdueshme për të arritur tek qëllimi. Dhe në këtë përpjekje ajo e ka dëmtuar Kosovën dhe imazhin e saj. Lufta e UÇK-së është pa as një njollë, dhe kurrë askush nuk do të mund ta sigurojë as një fakt të vetëm për ta inkriminuar UÇK-në në krime. Në analet e historisë moderne botërore, Ushtria Çlirimtare e Kosovës vlerësohet si projekti më i suksesshëm politiko-ushtarak. E vetmja armë që është përdorur kundër UÇK-së, janë trillimet, mashtrimet dhe falsifikimet. Lidhur më këtë gjatë viteve 1996 dhe 1997, prokurorët e qarkut në Kosovë filluan të ngritin një numër të madh akuzash për terrorizëm dhe krime të tjera lidhur me shqiptarët etnikë. Ata u akuzuan, ndër të tjera, për organizim, të bandave terroriste, sulme ndaj policisë, ushtrisë dhe civilëve dhe se po punonin drejt shkëputjes së dhunshme të Kosovës nga Serbia dhe Republika Federale e Jugosllavisë edhe pse jugosllavi nuk kishte mbetur fare. Edhe pasi u largua Serbia nga Kosova në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës që ndiqeshin penalisht u vendosën në burgje të Serbisë dhe gjykimet e tyre vazhduan para gjykatave serbe.

 Gjykatat e Serbisë në bashkëpunim edhe me shërbimet serbe krijuan pretekste për t’i injoruar pretendimet e shqiptarëve të Kosovës të arrestuar se ata po trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore. Ata i shkatërruan dëshmitë, i shantazhuan dhe kërcënuan njerëzit që të mos flasin. Edhe përkundër gjithë kësaj, bota demokratike po të dëshironte të dinte për të vërtetën, do ta zbulonte enigmën e krijuar nga Serbia për rrëmbimin e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimin e saj në Kosovë. Prandaj Hashim Thaçi më bashkëluftëtar është ndaluar nga Gjykata Speciale si peng politik dhe ngarkohet më përgjegjësi për fajet e pabëra.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …