Në vitin 1997 një delegacion shqiptar i përbërë nga prof.dr.Muharrem Carrabregu, Ismet Krasniqi dhe Halit Mehmetaj, kishte shkuar zyrtarisht në OKB për ta prezantuar situatën dhe rrethanat politiko shoqërore në Kosovë. Ky delegacion ishte ndër delegacionet e para që zhvilluan takimet në pallatin e OKB-së në New York për problemet e Kosovës. Takimi ishte zhvilluar si rezultat i gjendjes së rëndë politikre në Kosovë dhe u zhvillua në zyrat e sesionit politik të OKB-së, në praninë e zyrtarëve Oseloka H.Obaze dhe Alexander Matsouka, të cilët në atë kohë ishin përgjegjës pranë këtij sektori, si organizator për rajonet e Ballkanit si; Shqipërinë, ish-Jugosllavinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Kosovën.
Ky delegacion pranë OKB-së e kishte prezantuar një raport të detajuar dhe shumë mirë të faktuar të gjëndjes në Kosovë por edhe të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe Kosovën Lindore. Në këtë raport ishin afruar fakte e të dhëna për dhunën sistematike të pushtetit serb, për shkeljen e të drejtave njerëzore, për uzurpimet dhe plaqkitjet e pasurisë së shqiptarëve nga ana e serbëve, për largimin dhe diferencimin kolektiv nga puna, për vrasjet në Armatën Jugosllave, për arrestimet dhe burgosjet që i bënte pushteti serb ndaj shqiptarëve.
Ky raport ishte plotësuar me dëshmi konkrete fotografi, dokumente, dëshmi, videoinçizime e dëshmi tjera të dhunës sistematike që ushtronte aparati shtetëror serb mbi popullatën shqiptare. Lobi shqiptar në SHBA, ka bërë një punë të pazëvëndësueshme në bashkpunim edhe medisa prej kongresmenëve amerikanë të cilët e përkrahën çështjën shqiptare pa kurrfar rezerve. Një punë të shkelqyer në afirmimin e çështjes shqiptare qe tridhjetë vite e më shumë e ka bërë Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane e udhëhequr nga Joseph J.
DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët kanë punuar shumë për ta promovuar dhe për ti mbrojtur të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar. Pos individëve dhe profesorëve të nderuar si Muharrem Carrabregu, etj, kontribut në ndriqimin e së vërtetës dhe në afirmimin e çështjes shqiptare ka dhënë edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit në SHBA. Nuk duhet harruar se një punë të vyer në afirmimin dhe lobimin e çështjes shqiptare, me punë konkrete e ka bërë edhe Batalioni “Atlantiku” para dy e më shumë dekadash, ku një numër i madh i të rinjëve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithë çka kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe punën në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Kjo ishte ndihmesë e madhe për popullin shqiptar, por njëkohësisht ishte edhe një reflektim i fuqishëm në opinionin botëror, në mbrojtje të Kauzës Kombëtare Shqiptare në të cilën ajo shpall mbështetjen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nga SHBA. Pas përfundimit të luftës, më qëllim të afirmimit të vlerave të luftës sonë të lavdishme dhe të drejtë, por edhe të lobimit për të drejtat tona, djemt e vajzat, burrat e gratë e Batalionit “Atlantiku” formuan Shoqatën “Atlantiku” si vazhdimësi e Batalionit “Atlantiku”, me të vetmin qëllim për të vazhduar kontributin në dobi të çështjes kombëtare.
Prandaj klasa jonë politike kosovare duhet të jenë të kujdesshëm por edhe të paluhatshëm në ndërtimin dhe forcimin e raporteve të Kosovës me SHBA’të. SHBA-të kanë dhënë kontribut të pazavëndësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me Shqipërinë dhe SHBA-të jemi një, prandaj edhe duhet të veprojmë bashkërisht, për ti zgjedhur edhe këto pak probleme që kanë mbetur të pazgjidhura.
Bashkimi ekonomik, kulturor dhe shpirtëror me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore është i pashmangshem, madje për realizimin e këtij projekti nuk ka pengesa as sfida. Realizimi i këtij projekti është vullneti ynë, asgjë më shumë. Edhe nëse mungon vullneti dhe iniciativa jonë ky project do të realizohet por me një ritem më të ngadalshëm.
Prof.Mr.Bajram Mehmetaj, prof.dr.Muharrem Carrabregu, Ismet Krasniqi, dy zyrtarët e OKB-së z.Oseloka H.Obaze dhe Alexander Matsouka dhe Dashamir Marku.