Faton Mustafa shpallet sportist i vitit 2016 në Suharekë

Komuna e Suharekës ka organizuar manifestimin sportiv për zgjedhjen e sportistit më të mirë për vitin 2016 dhe ka shpërblyer me mirënjohje dhe lëvdata më të dalluarit në fusha të ndryshme sportive si dhe ata që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar në zhvillimin e sektorit të sportit në këtë komunë. Në një konkurrencë mjaft të fort janë përzgjedhur 10 sportistët më të mirë, ndërsa sportisti i vitit është zgjedhur Faton Mustafa, Klubi i Volejbollit “Theranda”, njëherit kapiten i Kombëtares në volejboll. Trofeun e më të mirit, Fatonit ia dhuroi, kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj. Ndërkaq dhjetë sportistët më të mirë janë përzgjedhur këta:

  1. Ilirian Jupaj, Klubi i Shahut “Theranda”,

  2. Urim Zenelaj, Klubi i Basketbollit “KB Golden Eagle Ylli”

  3. Leotrim Brahimaj, Klubi i futbollit “Ballkani”

  4. Pajtim Shala, Klubi Mundjes “Hidroterm”

  5. Atdhe Luzhnica, Klubi shigjetarisë “Luzhnica”

  6. Ardita Sopaj, Klubi i atletikes “Theranda”

  7. Albiona Berisha, klubi i futbollit “13 Qershori”

  8. Veton Sylaj, Klubi i “Theranda Moto cross”

  9. Endrit Asllanaj, shkolla futbollit “Ballkani”

  10. Ledi Gashi, Klubi i karatesë “Çeliku”

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, ka shpërblyer edhe shumë veteranë të sportit, kontribues dhe donatorë të cilët e kanë mbajtur gjallë sportin nëpër vite. Ndërsa janë shpërblyer edhe lexues të dalluar të Bibliotekës së qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it, dhe u nderua me mirënjohje

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret …