Faton Thaçi: Alarmante – Emigrimi i pasurisë Kombëtare!

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë, numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë, përfshirë këtu emigrantët legalë dhe ata ilegalë, dhjetra mira tjerë janë në pritje për emigruar jashtë vendit!

Kjo ikje vjen si rezultat i humbjes së shpresës për ndryshim, i zhgënjimit dhe dëshpërimit ndaj qeverisjes, inflacioni enormë mbi 13%, pa punësi mbi 35%, paga të ulta, mungesa e pakove fiskale stimuluese, mungesa e investimeve kapitale, pa siguri, pa Liri, pa barazi, dhe pa drejtësi sociale e socio-ekonomike dhe pa asnjë masë lehtësuese për të jetuar.

Emigrimi i Pasurisë sonë Kombëtare – ky kapital, si fuqi punëtore dhe njëkohësisht fuqi blerëse, në të ardhmen do paraqes impakt negativ në Bilancin ekonomik të vendit në të gjithë sektorët ekonomik për mungesë të fuqisë punëtore dhe po ashtu edhe uljen e kërkesës – fuqisë blerëse në treg.

Kjo gjendje është alarmante dhe shqetësuese dhe kërkohet reagim urgjent me një vizion, ide dhe vendimmarrje të guximshme që parandalon këtë emigrim, për ndryshe nëse vazhdon ky trend për një periudhë pesë vjeçare Kosova rrezikon të mbetët nën 1 milion banorë rezident!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …