Lamtumirë Hero!
Lamtumirë Bashkëluftëtari im!
Lamtumirë Kusheriri im!
Dy betime në shërbim të Atdheut!
Betimi i parë pranë flamurit kombëtar në moshë të re në luftën e lavdishme të UÇK- së!
Betimi i dytë pranë Institucionit të Sigurisë – Policisë së Kosovës, në shërbim të Sigurisë së Shtetit dhe jetës së qytetarëve!
Të dy betimet e dhëna i mbajte, i zbatove me përkushtim, nder, heroizëm dhe krenari kombëtare!
I dashur heroi ynë Sami Bajram Thaçi, ti dje me datë 28.01.2020 rreth orë 21:00 h, sy pa trembur si gjithherë flijove jetën për të mos vdekur kurrë, në krye të detyrës dhe në shërbim të sigurisë së Shtetit e jetës së qytetarëve.
Ishe djalë bujar me virtyte të larta njerëzore, humane e kombëtare, i besës e i fjalës, në çdo kohë e moment i përgjigjëshe thirrjes së atdheut.
Ne bashkëluftëtarët, kusherinjët, fisi, fshati, Komuna e Shteti krenohemi me ty, me kontributin e veprat tua kombëtare.
Do mbetësh deri në vdekje në kujtimet tona vëlla i dashur Sami!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte deri në flijim!
Lavdi veprës, kontributit e heroizmit tëndë kombëtar!