leoni

Faton Topalli: Nga gazi në pushkë, kryeministër, Isa Mustafa paç faqen e zezë!

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i cili është në mesin e deputetëve që po kërkohen nga policia për tu arrestuar, në një postim të tij drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa shkruan: Profesor, Akademik, Dr. Isa Mustafa, premtove vende të reja pune, mirëqenie qytetare dhe zhvillim ekonomik. Mbrëmë tregove cili është programi yt i vërtetë qeverisës, kujt i shërben dhe për çka angazhohesh. Duke burgosur Albin Kurtin dhe Donika Kadën-Bujupin, për shkak të angazhimit të tyre kundër kthimit të Serbisë në Kosovë, tregove se sa frikacak je, sa i pa zot, sa i ligë. Perspektiva jote për Kosovën është perspektiv e dhunës. Plani yt për të dhunuar protestuesit paqësorë me 28 Nëntor, kundër politikës tënde dështoi sepse ata nuk të dhanë as më të voglin shkas. Ta prishën planin. U detyrove ta ndryshosh. Mbrëmë nuk përdore gazin lotsjellës, meqë  ke avancuar programin qeverisës nga përdorimi i gazit helmues në përdorimin e pushkëve të gjata. Ti je i gatshëm ti përdorësh edhe ato kundër atyre që ta prishin planin për Serbinë. Mbrëmë e shfaqe paturpësisht gatishmërinë tënde për dhunë, për gjakderdhje.

 

Shoku yt i Lidhjes Komuniste të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të cilit ti i shërbeve deri në fund, asnjëherë nuk i kishte bastisur zyrat e selisë së partisë që sot drejton ti. Ti ia kalove. Jo vetëm që i bastise por edhe i theve dyert e Lëvizjes Vetëvendosje! Shkatërrove kompjuter, dyer, karrige dhe more me vete ato që solle vet për të justifikuar operacionin tënd policor. Gjakose mbi 90 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, mes tyre ish të burgosur politik dhe themelues të UÇK-ës. Mbrëmë vërtetove që përdorimi i dhunës secilën herë u provokua qëllimisht nga ti. Kjo nuk ishte rastësi, nuk ishte vendim i momentit, por plan. Këtë plan e zbatove kur arrestove për herë të parë Albin Kurtin, kur burgose Donika Kada- Bujupin, kur burgose dje për herë të dytë Albin Kurtin dhe aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje”, shkruan Topalli.

Kryetari, Visar Ymeri u kërkoi policisë vendimin për bastisjen e zyrave të VV-së, ata nuk e kishin. Topalli i shtron disa pyetje, se a është ky dialogu që kërkon kryeministri, se a është ky shteti që don ta ndërtoj dhe se a është ky imazhi që dëshiron ta ketë bota për Kosovën.

“Pamjet në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, me pushkë të policëve të drejtuara kundër qytetarëve të vendit tënd, kundër Vetëvendosjes, pa dyshi që do ta ‘rrisin’ imazhin e Kosovës në botë. Ti s’ke të drejtë kur më të flasësh për imazhin. Sa më shumë ta avancosh programin tënd qeverisës, aq më i shkurtë do të jetë pushteti yt. Mbrëmë u tregove të gjithëve kush je, një kryeministër i pa besë, i dhunshëm, dashakeqës, i pa shpirt dhe pa fytyrë. Nuk është në natyrën time të fyej askënd, por ti nuk len mundësi tjetër. Paç faqen e zezë Kryeministër!”, shkruan Topalli.

Topalli përfundon shkrimin e tij në Facebook me disa mesazhe drejtuar kryeministrit Mustafa:

“Mos mendo që na frikësove. Ne e duam vendin më shumë se ti pushtetin. Ti nuk mund të na ndalosh. Serbia nuk mund të kthehet në Kosovë. Ti mund të na burgosësh trupin, por jo dashurinë për vendin”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …