Populli është deklaruar me kohë për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar, për NJË SHQIPËRI. Dëshmi historike janë edhe Vendimet e Konferencës së Bujanit të Luftës Antifashiste, dhe çdo imponim i ri kundër aspiratës së tij do të jetë përsëritje e prapaskenave të tradhtisë, që sjell fatkeqësi e lufttë në Ballkanin Ilirik. Detyrë e jona është përgatitja për zbatimin e këtij vullneti, nëse jo me paqë, me luftë çlirimtare, e jo ndërtimi i fillosofive e praktikave të reja sllavo-kolonialiste. Liria, sovraniteti dhe demokracia e popullit nuk kanë alternativë.
Serish dhe në fazën kritike për “statusin e ri” (lexo: riokupim) të Kosovës, Serbia ka ringritur krye sllavomadhe e po zhvillon fushatë intenzive gjithandej, me moton “Kosovo je Serbija”. Kështu ka filluar gjithmonë para ofanzivës, dhe këto janë thirrjet për luftë të re, tani të Serbisë me Shqipërinë!
Ç’bëjnë politikanët tanë, partitë “tona”, mediat “tona”, institucionet “tona”, “shteti londinez” shqiptar? Siç po duket, atë që thoshte Fishta te “Gomari i Babatasit”! A duhet heshtur, reaguar dhe si duhet reaguar?
Kosova është Shqipëri dhe të gjitha pikëpamjet, variantet e koncepcionet e tjera politike, janë pansllaviste dhe i shërbejnë vetëm armiqve të kombit shqiptar, armiqve të Shqipërisë. Hezitimet për të vërtetën, shërbimet dhe servilizmi politik në vend, i kanë rihapë rrugë pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës, në kohën kur Serbia duhej të dënohej për krime kundërshqiptare. Në vend të kësaj, pas vitit 1999 e deri më sot, Serbia shpërblehet e trimërohet gjithnjë e më shumë, së fundi gjoja e “e pakënaqur” me atë që i ka ofruar Plani i Ahtisarit, plan perfid i sajuar për përfitimet neokolonialiste ndaj Kosovës së copëzuar si plaçkë tregu evro-pansllav. Për çudi, për ta garantuar këtë plan në ekranet televizive të Kosovës, shfaqet shpesh KFORI dhe UNMIK-u, që zhvillojnë reklama e fushata kërcënuese kundër gjithë atyre (“ekstremistëve”) që e kundërshtojnë këtë plan neokolonialist. Cili KFOR është ky? Kjo vetëm sa vërteton se sa keq është mashtruar e riokupuar Kosova nga “çlirimtarët” e djeshëm!
“Protektori i Kosovës”, KFORI & UNMIK-u, kur sulmohet nga serbet (si në rastin e Gorazhdecit), nuk merr masa ndëshkimi, siç e bën kundër shqiptarëve gjatë bastisjeve të shpeshta për “çarmatosje“ të familjeve shqiptare.
“Protektorët” e Kosovës, shtiren sikur harrojnë gjenocidin e Serbisë në Kosovë. “Kosova Administrative” e kufijve të sotëm, është vetëm një e treta e Vilajetit Shqiptar të Kosovës, të spastruar falë këtij gjenocidi dhe politikave mbështetëse të simboleve koloniale, që edhe sot i kanë zhdukur shenjat origjinale të përfaqësimit kombëtar shqiptar të Kosovës.
Për të heshtur të vërtetën dhe shprehjen legjitime të paknaqësisë, qarqet kolonialiste, u bë edhe atentati kundër rinisë së Vetëvendosjes!, më 10 shkurt 2007! Tani u duhet kërcënimi si metodë frikësimi, presioni e manipulimi të dhunshëm me masat. Ndërkaq e vërteta është shumë e tejdukshme dhe e rëndë. Atmosfera e tensionuar në Kosovë është pikërisht rezultat dhe qëllim i këtyre presioneve dhe shantazheve.
A po synohet repriza e tragjedisë ballkanike!
Shumica e popullit shqiptar të Kosovës, nuk doli në zgjedhjet e “nëntorit 2007”, sepse ishin të organizuara sipas kornizës pansllaviste kushtetuese. Pakica që doli në zgjedhje, ishte e manipuluar, e lidhur për interesa elektorale të partisë, si inercion i manipulimit të klaneve partiake e familjare të interesit.
Por, populli i tha JO Serbisë! JO kolonializmit të Ri! Kjo është kryesorja! Duke i thënë JO Serbisë, populli i tha PO Shqipërisë, Vetëvendosjes për Shqipëri, e jo “pavarësisë neokolonialiste” të Ahtisarit, me të cilën bëjnë lojë okupatorët e rinj të Kosovës dhe të shiturit kuislingë të vendit. Liderucët e sotëm të Kosovës shiten si “legjitimë” falë propagandës mediale të trashëgimisë sllave dhe manipulimit elektoral, por nuk mundën ta legjitimojnë Serbinë, sepse Kosova nuk ka qenë kurrë e nuk mund të jetë Serbi.
Kosova është tokë shqiptare, dhe i takon Shqipërisë.
Populli ynë e di se ka vetëm një rrugë e vërtetë dhe natyrale që i përgjigjet aspiratave të natyrshme të tij. Populli e di dhe dëshmoi se nuk i pranon lojërat mashtruese, sado që t’ia imponojnë kolonizatorët dhe shërbëtorët e tyre. Populli është rreshtuar drejtë me botën e qytetëruar e demokratike, jo duke shkelur identitetin e vet kombëtar, të drejtën e tij për vetëvendosje e bashkim me amë, me Shqipëri. Populli shqiptar është deklaruar qartë dhe me kohë për VETËVENDOSJE e BASHKIM TË KOSOVËS ME VISE ME AMË, ME SHQIPËRI, që në Luftën e Dytë Antifashiste, kur u rreshtua në krah të Aleancës Antifashiste, që konform Kartës së Atlantikut për garantimin e vetëvendosjes së popujve, të jetë i lirë e i bashkuar si popull e si komb në tokën e vet, autokton në tokat e Gadishullit Ilirik.
Kushtëzimet nga bashkësia ndërkombëtare, shkelin vetëvendosjen dhe vendimet e Konferencës së Bujanit. Duke shkelur VENDIMET e KONFERENCËS SË BUJANIT, qarqet kolonialiste me ndihmën e kuislingëve të shitur të Kosovës, synojnë ta tejkalojë me perfiditet përgjegjësinë për t’i zbatuar ato vendime dhe vullnetin real të popullit shqiptar për të qenë i bashkuar në një shtet. Prandaj i kanë sajuar kushtëzimet e Grupit të Kontaktit, sepse për ta realizuar të drejtën e popullit shqiptar, duhet të bëhet RIVENDIKIMI i padrejtësive, ndërsa çelës i rivendikimit janë pikërisht vendimet e Bujanit me të cilat aktualizohet përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare, për t’ia kthyer Shqipërisë tokat që i janë copëtuar nga trungu i saj në periudha të ndryshme kohore që nga Kongresi i Berlinit, me ndihmën kolosale të Fuqive të Mëdha, atëbotë të rreshtuara në krah të Serbisë, kundër Shqipërisë.
Prishtinë, 10 dhjetor 2007
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …