Fatos Klosi

Fatos Klosi: Sali Berisha s’ka shanse të rrëzojë me dhunë qeverinë “Rama 3”, pavarësisht përpjekjeve

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, veterani i UÇK-së Fatos Klosi  shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha s’ka shanse të rrëzojë me dhunë qeverinë “Rama 3”, referuar protestës së 7 korrikut që militantët dhe eksponentë të “Foltores” e shesin si fitore. Klosi zbuloi se si  Ilir Meta tradhtoi në vitin 2009 Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u hedhur kështu në prerin e Sali Berishës. Sipas tij, reforma në drejtësi ka rënë nëse SPAK nuk arreston mamuthët e korrupsionit. Duke folur për protestën e Sali Berishës  Klosi tha nuk ka shumë rëndësi pjesëmarrja në atë protestë, nëse ishin shumë apo ishin pak, ata që deshën shkuan. Rëndësi ka impakti që bëri, ndërsa Berisha tha se do rrëzojë qeverinë me atë protestë, por u duk si një spektakël që erdhën njerëz, sado të ishin me atë numër që atij i duhet të rrëzoj qeverinë është pak, sepse duhen shumë vota. Edhe fjalimet që u mbajtën qesharake ishin, si hartime as të shkollës së mesme mbase nuk ishin, tha Fatos Klosi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …