Masakra e Recakut

Fatos Tarifa: Ku ishin këta patriotë evropianë kur u kryen masakra në Bosnjë e në Kosovë, si ato të nazistëve?

Duke folur për një si manifest të Bernard-Henri Lévy të nënshkruar nga 30 shkrimtarë evropianë, mes tyre disa shkrimtarë nobelistë dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare, profesor Fatos Tarifa në një koment  të tij ka shkruar: Sa masakra, të ngjashme me ato të nazistëve, u kryen në Bosnjë e në Kosovë, pra në një pjesë të Evropës, në vitet 1990, dhe ku ishin “patriotët europianë” që ta denonconin e ta ndalonin dhunën?! Ku ishin disa nga këta “patriotë europianë”, firmëtarë të manifestit në fjalë, kur ushtarë europianë bënin sehir masakrën që kryenin serbët  në Srebrenicë para syve të tyre dhe nuk e ndalën atë?! Bosnja dhe Kosova provuan se, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Europa është mjerisht e paaftë që t’i kundërvihet tiranisë, madje edhe në “oborrin e pasëm” të saj, duke mos mundur të shkojë dot më larg dialogut me diktatorët dhe vrasësit. Ku ishin dhe ç’bënë tetë vitet e fundit këta “patriotë europianë”, që sot flasin për Erazmin, Danten dhe Gëten, kur disa nga qytetet më të lashtë të njerëzimit dhe shumë monumente kulturorë të jashtëzakonshëm në Siri u shndërruan në skena apokaliptike shkatërrimi prej një regjimi diktatorial dhe nga një luftë civile, që Europa dhe Amerika nuk mundën—dhe as u përpoqën—që ta ndalojnë?

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …