Sociologu, analisti dhe intelektuali i njohur, Fatos Tarifa, ka shkruar në një analizë të gjatë, shumëdimensionale se pikëpamjet dhe qëndrimi i Albin Kurtit (edhe pse kohët e fundit kanë ndryshuar), janë historikisht, politikisht dhe diplomatikisht naive dhe praktikisht të pamundura—sot për sot dhe për një periudhë të parashikueshme. Qëndrimi i tij, në fakt, dëshmon jo vetëm mungesë njohurish në këtë çështje, por edhe një mungesë të perspektivës historike dhe të imagjinatës politike e diplomatike, dy kualitete këto shumë të rëndësishme për një politikan që drejton qeverinë e vendit të vet. Dëshira jonë për bashkim kombëtar, sado e madhe të jetë, nuk duhet ngatërruar me mundësitë reale për realizimin e saj. Nuk është kurdoherë e vërtetë ajo çfarë kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, po ashtu një lider populist, e ka deklaruar gati si një truizëm në Prishtinë, në shkurt të vitit 2018, se “historia na këshillon se ajo çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”. Trajektorja e zhvillimit historik nuk ka qenë asnjëherë produkt i ëndrrave dhe i dëshirave njerëzore. Në qoftë se veprojmë të udhëhequr vetëm prej dëshirave tona, por kur rrethanat nuk janë të përshtatshme dhe mundësitë për realizimin e tyre mungojnë, e vetmja gjë e sigurtë që ndodh është dështimi, madje edhe përkeqësimi i vetë këtyre rrethanave dhe mundësive për të realizuar të njëjtat dëshira në një kohë të ardhme. (DITA)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …